Kombëtarja vijon përgatitjet pas San Marinos, nesër niset drejt

0%

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, pas fitores 0:3 ndaj San Marinos në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve.

Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës. Në stërvitje u bashkua edhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar në kohë dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër, në orën , seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës. Pas përfundimit të stërvitjes, skuadra do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet për sfidën e radhës. Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën , në kuadër të UEFA Nations League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot