Kryeministri britanik paralajmëron rikthimin e Britanisë në BE,

0%

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Britania e Madhe do të ishte e mirëpritur të rikthehej në Bashkimin Evropian, nëse britanikët do të vendosnin të ndërmerrnin një hap të tillë. “Mirë se të ktheheni, nëse britanikët duan të rikthehen”, ka thënë ai, duke theksuar se marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë kanë vazhduar edhe pas Brexit-it.

Lideri francez tha se dy vendet kanë bashkëpunuar në çështje të rëndësishme, përfshirë mbrojtjen, sigurinë, emigracionin dhe fusha të tjera strategjike.

Burnham ‘hap derën’ për rikthimin e Britanisë në BE Macron e cilësoi si të drejtë guximin për të diskutuar mundësinë e rikthimit në BE, duke shtuar se Britania përballet me kufizime kur dëshiron të angazhohet më ngushtë me Unionin, ndërsa mbetet jashtë tij. “Ju nuk mund të zgjidhni mes lirive të Unionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk mund të vendosni të merrni atë që ju përshtatet dhe të lini pjesën tjetër”, tha ai. Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, pas referendumit të vitit 2016, në të cilin shumica e votuesve britanikë mbështetën Brexit-in.

Burimi: Telegrafi