Shefja e BE-së në konak të shqiptarëve: Rama po punon fort për

0%

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. Ajo u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim në Kryeministri. Pas takimit, Von der Leyen tha se Shqipëria po punon për avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo veçoi reformat në drejtësi dhe mjedis, por edhe rëndësinë e dialogut me shoqërinë. “E kënaqur të nis vizitën time në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ju po punoni fort për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet”, shkroi ajo. Von der Leyen shtoi se përqendrimi te reformat është kyç për përmbushjen e synimit evropian të Shqipërisë.

“Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë”, përfundoi ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com