Më datë , rreth orës , në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi P.
L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
