Kosova nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit për forcimin e

0%

Në kuadër të Konferencës së XV për Ekonominë 2026, në Mal të Zi, u nënshkrua sot Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të Parqeve Industriale nga Bashkimi Evropian. Në emër të Kosovës, marrëveshjen e nënshkroi u.d. Drejtoresha e APINK-së, Zana Kotorri, ndërsa përfituese nga kjo marrëveshje është Parku Industrial në Suharekë.

Marrëveshja synon krijimin e një kornize të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet Parqeve Industriale të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve dhe integrimin e tyre në tregjet evropiane, me qëllim të forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve; integrimin e ndërmarrjeve në zinxhirët e furnizimit dhe zinxhirët e vlerës evropiane; krijimin e mundësive për investime dhe partneritete të reja; shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për zhvillimin e Parqeve Industriale dhe Eko-Industriale; forcimin e kapaciteteve të menaxhimit dhe qeverisjes së parqeve industriale dhe zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të fuqisë punëtore, në përputhje me kërkesat e tranzicionit industrial, të gjelbër dhe digjital.

Për Kosovën, kjo marrëveshje paraqet një mundësi të rëndësishme për ndërkombëtarizimin e Parkut Industrial në Suharekë, rritjen e bashkëpunimit me parqet industriale të Bashkimit Evropian dhe krijimin e mundësive të reja për ndërmarrjet vendore për t’u integruar në zinxhirët evropianë të furnizimit dhe vlerës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marrëveshja kontribuon gjithashtu në avancimin e qasjes së Kosovës drejt zhvillimit të parqeve industriale më konkurruese, të gjelbra dhe të integruara në ekonominë evropiane.

Burimi: Bota Sot