Von der Leyen nesër në Kosovë

0%

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë nesër Kosovën, ku do të zhvillojë një takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruan “Bota sot”. Takimi mes von der Leyen dhe Haxhiut do të mbahet në Presidencën e Kosovës. Sipas njoftimit, takimi pritet të nisë në orën .

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian zhvillohet në kuadër të angazhimeve të saj në rajon dhe pritet të jetë pjesë e diskutimeve për çështjet evropiane dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Burimi: Bota Sot