IKShPK: Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë më 21 tetor

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë në Republikën e Kosovës më 21 tetor. Sipas IKShPK-së, këtë vit procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore.

“Këto ndryshime kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, si dhe në furnizimin e vendeve të rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, ku vaksinat pritet të arrijnë me 21 ditë vonesë nga afati i planifikuar”, thuhet në njoftim.

IKShPK ka bërë të ditur se po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore”, thuhet më tej. IKShPK ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Burimi: Bota Sot