Dardan Kapiti, mjeshtri i tresheve nga gjysma e fushës

0%

Finalja e Superkupës në basketboll mes Trepçës e Bashkimit ishte një dramë e vërtetë. Klubi nga Prizreni arriti më në fund ta bëjë atë që nuk ia kishte dalë në finalet e fundit ndaj ‘Xehetarëve’. Bashkimi rrëmbeu trofeun pas një ballafaqimi spektakolar, sidomos të sekondave të fundit. Sebep që ndeshja të shkojë në vazhdime, u bë një treshe e ‘çmendur’ e Dardan Kapitit.

Pas barazimit të momenteve të fundit, Bashkimi ia doli që të çojë rezultatin në 84-87 dhe festa e prizrenasve nisi po aty. Por, makth i tyre në vetëm 1.6 sekonda, u bë Kapiti i Trepçës, që shënoi nga një distancë, që e kalonte gjysmën e fushës. Një treshe të tillë nga fituesi i të gjithë trofeve në dy vitet e fundit me Trepçën, e kemi parë edhe para disa muajsh.

Në ballafaqimin e 26 prillit në ‘Karagaçi’, Dardani kishte shënuar po njësoj, Megjithatë, as atëherë, fati nuk ishte në anën e tyre. Ajo përballje ishte gjysmëfinalja e dytë e “Play-off”-it, ku fitoi Peja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot