Futbolli shkodran dhe padyshim shqiptar ka humbur sot një nga figurat e njohura të tij. Ish-sulmuesi shkodran Ismet Hoxha, është ndarë nga jeta sot në moshën 78-vjeçare. Hoxha, një emër i njohur për Vllazninë, por edhe Partizanin e Luftëtarin në vitet ’60-’70, ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare duke luajtur tre ndeshje me të.
Ai më pas ka qenë trajner me ekipet e akademisë së Vllaznisë e për shumë vite edhe sekretar i klubit shkodran, nga i cili u largua vetëm në vitin 2006, për të vazhduar për disa vite si përgjegjës i akademisë kuqeblu. Hoxha mësohet se pësoi një infarkt dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ia doli të fitonte këtë “ndeshje”.
Klubi Vllanzia ka bërë të ditur se ditën e premte, në nderim të figurës së tij do të mbahen homazhe në stadiumin ”Loro Boriçi”.
NJOFTIMI I VLLAZNISË KF Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 78 vjeçare të Ismet Hoxhës, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqeblu fillimisht si futbollist, më pas si trajner i suksesshëm me ekipet e moshave dhe po ashtu edhe si drejtues klubi.
Përpos karrierës me Vllazninë, ka luajtur me sukses edhe për Partizanin, Luftëtarin dhe kombëtaren shqiptare duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të vendit në vitet ’60- ’70. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e premte, nga ora deri në orën , në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”. I përjetshëm qoftë kujtim yt Ismet Hoxha!
