Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një biznes në zonën e Fllakës, në një nga zonat industriale të Durrësit. Flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit kanë mbuluar zonën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll. Mësohet se biznesi merret me grumbullimin e skrapit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Burimi:
Bota Sot
