Michael Olise kërkon një klauzolë lirimi prej rreth 170 milionë paundësh në kontratën e re që po diskuton me Bayern Munich. Francezi ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029, por Bayern dëshiron ta zgjasë bashkëpunimin për një periudhë më të gjatë. Paraqitjet e Olises kanë tërhequr sërish interesin e Real Madridit.
Sipas raportimeve franceze, Olise kishte diskutuar mundësinë e një transferimi te Reali me Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavingan gjatë Botërorit 2026. Klauzola e kërkuar prej tij do t’i lejonte lojtarit të vendoste vetë për të ardhmen nëse një klub do të ishte i gatshëm të paguante shumën e përcaktuar. Bayern e bleu Olise nga Crystal Palace në verën e vitit 2024 për rreth 53 milionë euro.
Që prej transferimit në Mynih, francezi është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën, me 50 gola dhe 58 asistime në 114 ndeshje.
