Gjyqtari i hequr nga lista e FIFA-s drejton ndeshjen e Kosovës

0%

Shpërndaje në: Gjyqtari rumun, Radu Petrescu, do të ndajë drejtësi në ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës. Ndeshja Izrael – Kosova luhet të enjten nga ora në Debrecen të Hungarisë. Dueli i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Por kush është gjyqtari Petrescu? Mediumet në Rumani kanë shkruar për karrierën e tij.

Sipas mediumeve rumune, Petrescu u delegua nga UEFA-, disa ditë pasi Komisioni Qendror i Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Rumanisë e hoqi nga lista e FIFA-s. “Nga 1 janari 2027, Radu Petrescu nuk është më arbitër i FIFA-s”, ka shkruar mediumi rumun “GSP”.

Edhe Futboll 28 sht 2026 Përzgjedhësi i Izraelit kërkon fitore kundër Kosovës “Digi Sport” ka shkruar po ashtu për gjyqtarin Petrescu. “Ju kujtojmë se Radu Petrescu dështoi në testet fizike këtë verë, së bashku me Andrei Chivuleten, të bëra para fillimit të sezonit të ri të Superligës”, shkruan “Digi Sport”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mediumi rumun kishte shkruar në shkurt se Petrescu ishte pezulluar për 12 ndeshje “pas skandalit të ndeshjes Petrolul – Arges, 2:1, kur ai në mënyrë të pashpjegueshme anuloi një gol të ekipit nga Pitesi”.

Burimi: Koha