Kuvendi i Gjakovës i jep dritën jeshile buxhetit prej 43.7 milionë

0%

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2027, me vlerë prej 43 milionë e 715 mijë e 897 euro. Sipas drejtorit të Financave në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, buxheti është miratuar me 21 vota për, 10 kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë abstenimi. “Me 21 vota për, 0 abstenim, dhe 10 kundër miratohet buxheti i Komunes se Gjakoves për vitin 2027.

Buxheti i Komunes së Gjakoves për vitin 2027 është 43,715,897€” , ka njoftuar Halilaj.

Burimi: Bota Sot