Një grua sulmohet rëndë nga qentë endacakë në Kodrën e Trimave

0%

Një rast i sulmit nga qentë endacakë, është raportuar sot në lagjen Kodra e Trimave. Një banor i kësaj zone ka bërë të ditur se një familjare e tij është sulmuar nga disa qenë, ndërsa e njëjta ka marrë ndihëm mjekësore në QKUK. Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Makiaveli”.

Pos tjerash, ky banor ka deklaruar se problemi me qentë endacakë vijon tash e sa kohë, duke bërë thirrje që të ndërmerren hapa sa më të shpejtë. Ai thotë se shqetësim i kanë sidomos fëmijët, të cilët kalojnë nga kjo rrugë për të shkuar në kopsht e shkolla. Ndërkohë, më poshtë mund t’i shihni fotot e plagëve që ka marrë viktima.

Burimi: Bota Sot