Bashkimi i Prizrenit është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi mposhti Trepçën me rezultat 103:93 (koha e rregullt ), pas vazhdimeve, në një finale dramatike. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, ndërsa pas përfundimit të kohës së rregullt skuadrat iu drejtuan vazhdimeve. Në minutat shtesë, Bashkimi ishte më efikas dhe arriti ta sigurojë fitoren dhe trofeun.
Basketbollisti Shannon Shorter ishte protagonist kryesor i Bashkimit dhe u shpall MVP i finales. Ai e përfundoi ndeshjen me 23 pikë dhe 4 asistime, duke udhëhequr ekipin e tij drejt triumfit.
