Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në: Mund të bëhet edhe para

0%

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar në emsionin “Mesditë, në Tëvë1 se beson se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara mund të kryhet edhe para datës 6 tetor. “Ne duhet të vazhdojmë procedimin e ligjit për të cilin jemi marrë vesh dhe që tani është në Qeveri, në tavolinën e zotit Kurti.

Prioritet në vendin tonë është t’i përgjigjemi sulmit të orkestruar të bllokut të keq mbi mekanizmat dhe institucionet e vendit tonë. Unë e di që mund të bëhet edhe para datës gjashtë, edhe kryeministri po ashtu u shpreh” , deklaroi Mustafa. Tutje, Mustafa u pyet nëse ka sinjale positive nga kryeministri lidhur me këtë, dhe ai pohoi se ka sinjale positive.

Ndër të tjera, Mustafa foli lidhur me një takim që e kishte pasur me kryeministrin Albin Kurti, para datës 16 shtator. “Komunikimi që kam pasur me zotin Kurti ka qenë para 16 shtatorit. Ka qenë i mirë, gjë që kemi folur për bashkëpunimin institucional mes Partisë Demokratike dhe Vetëvendosjes, dhe unë e di që ka mundësi të shumta” , deklaroi më tej Mustafa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mustafa tha se shpresë i jep miratimi i deklaratës së përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë.

Burimi: Bota Sot