Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme në Prishtinë, kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haradinaj ka thënë se vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë.
“Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë” , ka shkruar Haradinaj. Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet nesër, më 1 tetor, në orën , në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Duke mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka deklaruar Haradinaj, duke e përmbyllur thirrjen me mesazhin: “Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”.
