Definitivisht, futbollisti Anes Meliqi tregoi se ka cilësi për Maqedoninë e Veriut. Mbrëmë e zhvilloi ndeshjen e tij të parë si titullar dhe duket se i përmbushi pritshmëritë. Edhe pse mbrojtësi i Shkëndijës është vetëm 20 vjeç, edhe në këtë ndeshje tregoi se kemi të bëjmë me një mbrojtës vërtet cilësor.
Por, ashtu si të gjithë në kombëtare, edhe ai ishte i zhgënjyer nga humbja e re, këtë herë ndaj Sllovenisë: “Luajtëm mirë në pjesën e dytë, por megjithatë pësuam gola pas gabimeve tona. Kishim tetë ndryshime në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e kaluar. Mendoj se së shpejti do të vijnë edhe golat, duhet vetëm pak kohë”, theksoi mbrojtësi.
Më tej, ai tha se duhet të vazhdohet me punë të madhe: “Duhet të vazhdojmë të punojmë. Maqedonia do të jetë aty ku duhet të jetë vetëm me punë të palodhshme”.
