Zjarr në Patos, flakët rrezikuan banesat dhe bizneset në zonë. Shkak,

0%

Një zjarr i rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit ka rrezikuar seriozisht banesat dhe bizneset në zonë. Sipas banorëve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë në telat e tensionit. Zjarri përfshiu edhe një pikë grumbullimi të ushqimit për bagëtitë, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Patosit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave e bizneseve. Për rreth një orë, zjarri dhe tymi i dendur vështirësuan edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

Burimi: Bota Sot