Nga Shqipëria te SHBA-ja, 17-vjeçari shkruan historinë nën drejtimin

0%

Një tjetër talent me origjinë shqiptare po shkruan emrin e tij në futbollin amerikan. Vetëm 17 vjeç, Adri Mehmeti ka hyrë në histori me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesfushori ishte titullar në fitoren 4-2 të SHBA-së ndaj Kilit, duke u bërë lojtari më i ri që Mauricio Pochettino ka aktivizuar nga minuta e parë që prej marrjes së drejtimit të kombëtares amerikane.

Mehmeti ishte pjesë e një formacioni me moshë mesatare prej vetëm 23.1 vjetësh, ndërsa paraqitja ndaj Kilit ishte e dyta për të me fanellën e SHBA-së. Ai kishte debutuar më herët në një tjetër ndeshje miqësore. 17-vjeçari po lë gjurmë edhe në nivel klubesh, ai është bërë titullar i rregullt te New York në MLS dhe këtë sezon ka regjistruar një gol dhe katër asistime në kampionat.

Megjithatë, historia e Mehmetit me kombëtaren mund të ketë ende një kthesë. Dy ndeshjet e tij me SHBA-në kanë qenë miqësore, ndaj ai ende mund të ketë mundësi të zgjedhë një tjetër përfaqësuese në të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi