Rama për Reformën në Drejtësi: 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të

0%

“10 vite më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një rilindje shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912. Reforma në Drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor.

Ajo ngriti një superstrukturë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot, pas 10 vitesh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë nga përballja me realitetin. Kemi parë edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve.

Barra për Reformën në Drejtësi ia ka vlerë qerasë. 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmëris ë”, tha ndër të tjera Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot