Roberto Carlos bën rrëfimin tronditës

0%

Ashtu si një nga goditjet e tij të famshme, edhe jeta e Roberto Carlos mori papritur një tjetër drejtim. Ish-mbrojtësi legjendar i Interit, Real Madridit dhe kombëtares braziliane, kampion bote në vitin 2002, rrëfeu përvojën e tij në “Portugal Football Summit”: “Kam pasur probleme me njerëz që më boshatisën llogarinë bankare.

Për shkak të agjentëve dhe problemeve familjare, kam humbur 99% të gjithçkaje që kisha fituar nga futbolli”. Sipas rrëfimit të tij, njerëz që i kishte besuar, menaxherë dhe madje persona të familjes i shkaktuan humbje të mëdha financiare, duke prekur pasurinë që kishte krijuar gjatë karrierës: “Të enjten shkova të flija dhe të premten mora një grumbull dokumentesh, ekzistencën e të cilave nuk e dija.

Në atë moment kuptova se kisha humbur të gjithë pasurinë time”. Sot, në moshën 53-vjeçare, Roberto Carlos ia ka nisur nga e para. Ai është ambasador i Real Madridit në botë dhe përdor përvojën e tij si mësim për brezin e ri të sportistëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot