Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona

0%

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka njoftuar se nga 2 tetori 2026 do të nisë shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona kadastrale, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit. Sipas njoftimit, procesi u mundëson qytetarëve të shikojnë dhe verifikojnë të dhënat kadastrale, në përputhje me procedurat e përcaktuara, si dhe të paraqesin vërejtjet eventuale.

Zonat kadastrale janë të ndara në pesë lote dhe përfshijnë komuna nga të gjitha rajonet e Kosovës. Në Lotin 1 janë përfshirë zona kadastrale në Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Pejë dhe Rahovec. Loti 2 përfshin zona në Dragash, Ferizaj, Malishevë, Prizren, Shtërpcë, Shtime dhe Suharekë. Në Lotin 3 janë përfshirë Fushë Kosova, Gllogoci, Mitrovica, Skënderaj dhe Vushtrria.

Loti 4 përfshin Graçanicën, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Podujevën dhe Prishtinën, ndërsa në Lotin 5 janë përfshirë Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu dhe Vitia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të këtij procesi, qytetarët në zonat përkatëse do të kenë mundësi të kontrollojnë të dhënat që lidhen me pronat e tyre dhe të paraqesin vërejtjet eventuale sipas procedurave të përcaktuara.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se informimi më i detajuar për zhvillimin e shikimit publik do të bëhet në secilën zonë kadastrale përmes mediave lokale, posterëve dhe fletëpalosjeve. AKK u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për verifikimin e të dhënave kadastrale. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi