Lushtaku mobilizon Skenderajn për protestën e nesërme në mbështetje

0%

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet nesër, më 1 tetor. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se protesta organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ju ftoj që nesër, më 1 tetor, të bashkohemi në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi” , ka shkruar Lushtaku në Facebook. Ai bëri të ditur se transporti nga Skenderaj do të organizohet nga bashkësitë lokale në ora , ndërsa nisja e përbashkët është paraparë në ora nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra”.

Lushtaku u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot