Lojtarët e Man Cityt diskutojnë frikën e rënies nga Liga Premier

0%

Shpallja fajtor e Manchester Cityt në 114 nga 115 akuzat nga Liga Premier ka bërë që lojtarët e klubit nga Etihad të diskutojnë mbi të ardhmen e tyre nëse sanksionet janë të mëdha. Sipas gazetës L’Equipe , lojtarët e Cityt kanë frikë se klubi mund të bjerë nga Liga Premier si rezultat i një vendimi që i shpalli fajtor për 115 akuza.

Anëtarët e skuadrës po diskutojnë pasojat e mundshme të vendimit tronditës, të konfirmuar gjatë pushimit ndërkombëtar. Manchester City shpallet fajtor për të gjitha akuzat financiare – mashtruan 1 miliard euro, tani pritet sanksioni Bordi i Cityt shpreh besim në pafajësinë e tyre dhe është i sigurt se do të apelojë vendimin e komisionit të pavarur të Ligës Premier.

Megjithatë, një agjent i njërit prej lojtarëve zbulon se ata kanë frikë nga një zbritje pikësh aq masive sa një rënie nga kategoria do të ishte e pashmangshme. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe drejtuesit e Cityt ende shpresojnë në një sanksion jo të madh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi