Rast i rëndë në Klinë, një burrë gjendet i vdekur – nis hetimi për

0%

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të së martës në Klinë, ku një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më , rreth orës . Pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore, së bashku me ekipin mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat e rastit.

Pas ekzaminimit në vendin e ngjarjes, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rrethanat dhe shkaku i vdekjes nuk janë bërë të ditura në raportin fillestar të policisë. Për zbardhjen e plotë të rastit, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, transmeton “Bota Sot”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë punën për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me vdekjen e viktimës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot