Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Jarinje, në komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas raportit policor, rasti është evidentuar të martën rreth orës . Kjo pasi të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Burimi:
Bota Sot
