Kërcënohet përmes mesazheve një grua në Pejë, nisin hetimet

0%

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit se një grua është kërcënuar përmes mesazheve. Sipas njoftimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese viktimës, femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Burimi: Telegrafi