Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

0%

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri të martën në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës . Viktima, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, transmeton “Bota sot”. I dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, aktualisht ndodhet në kërkim policor. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Burimi: Bota Sot