I zemëruar përzgjedhësi i Bregut të Fildishtë

0%

mirë përzgjedhësit të Bregut të Fildishtë, Emerse Fae, i cili pas ndeshjes nuk e fshehu zemërimin për sjelljen e kampit kundërshtar. Gjermania arriti të përmbysë (2:1) disavantazhin në pjesën e dytë dhe të sigurojë fitoren e dytë radhazi në Grupin E të Kampionatit Botëror, duke vulosur kalimin në fazën e eliminimit direkt. Megjithatë, përballja nuk u mbyll vetëm me emocionet e rezultatit.

Në konferencën për shtyp, selektori i Bregut të Fildishtë fillimisht përgëzoi kundërshtarin për suksesin e arritur, por më pas dërgoi një mesazh të qartë për sjelljen që, sipas tij, nuk ishte në nivelin e një kombëtareje kaq të madhe. “E përgëzoj Gjermaninë për fitoren. Por nga një komb kaq i madh prisja më shumë fair-play”, deklaroi Fae.

Komenti i tij hodhi hije mbi festën gjermane, pasi trajneri afrikan la të kuptohet se ishte i zhgënjyer nga mënyra se si kundërshtari reagoi në çastet kur tensioni në fushë dhe jashtë saj arriti kulmin. Pavarësisht disfatës, Bregu i Fildishtë mbetet në garë për kualifikim dhe do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të grupit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, Gjermania me gjashtë pikë në dy ndeshje tashmë e ka siguruar vendin në mesin e 16 kombëtareve më të mira të Botërorit. aa

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu