Evelina Ajazaj-Leka zgjidhet kryetare e Federatës së Gjahtarëve të

0%

Evelina Ajazaj-Leka është zgjedhur kryetare e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës, duke marrë shumicën absolute të votave të anëtarëve të Kuvendit të kësaj federate.

Zgjedhja e saj është vlerësuar si një zhvillim i rëndësishëm për këtë organizatë, veçanërisht për faktin se, sipas një reagimi të publikuar pas zgjedhjes, Ajazaj-Leka është gruaja e parë që merr drejtimin e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Unionit Shqiptaro-Gjerman e.v., Nuradin Imeraj, e ka përshëndetur zgjedhjen e saj, duke e përshkruar Ajazaj-Lekën si një profesioniste me përgatitje dhe përvojë në fushën e mbrojtjes së jetës së egër dhe habitateve natyrore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ka njerëz që flasin për të ardhmen, por ka edhe njerëz që me dijen, guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre bëhen pjesë e ndërtimit të saj”, ka shkruar Imeraj. Ai ka theksuar se Ajazaj-Leka vjen në këtë pozitë me përgatitje profesionale dhe përvojë, ndërsa ka vlerësuar edhe angazhimin e saj në jetën kulturore dhe shoqërore.

Sipas Imerajt, përgjegjësia e re e Ajazaj-Lekës lidhet edhe me mbrojtjen e natyrës, jetës së egër dhe habitateve në Kosovë. “Ato nuk janë pronë e një gjenerate; janë pasuri që ua kemi borxh brezave që do të vijnë. Prandaj duhet t’i mbrojmë e t’i ruajmë si sytë e ballit”, ka shkruar ai.

Imeraj ka treguar se ka bashkëpunuar me Ajazaj-Lekën edhe në organizimin e aktiviteteve kulturore, duke thënë se përmes këtyre angazhimeve ka pasur mundësi ta njohë nga afër profesionalizmin dhe përkushtimin e saj. “Prandaj, sot, si mik i saj, krenohem me arritjen e Evelinës”, ka shkruar Imeraj.

Ai i ka uruar sukses Ajazaj-Lekës në detyrën e re, duke shprehur besimin se ajo do ta përmbushë përgjegjësinë e marrë nga anëtarët e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi