Ballkani ka zyrtarizuar rikthimin e njërit prej ikonave të klubit suharekas. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e skuadrës, Edvin Kuç i cili rikthehet pas një aventure dyvjeçare në Azerbajxhan. Lajmin e bëri të ditur vetë Ballkani.
Kuç, ishte një nga yjet e gjeneratës së artë të Ilir Dajës, ku kishte fituar 3 tituj të kampionit, Superkupën si dhe kishte luajtur në fazën e grupeve të Conference League.
Burimi:
Bota Sot
