Një incident serioz mes dy kolegëve është regjistruar mëngjesin e 29 shtatorit pranë zyrave të KEDS-it në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës është raportuar se një person ishte kanosur me thikë, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në lokacion.
Viktima, E.M, ka deklaruar se derisa po hynte në zyrat e KEDS-it, ishte kanosur me fjalë dhe me thikë nga kolegu i tij, Rijad Ismaili. Në lokacion janë identifikuar kamera të sigurisë, ndërsa pamjet e tyre kanë rezultuar të rëndësishme për sqarimin e rastit. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në pamje shihet i dyshuari me një thikë në dorë duke lëvizur në drejtim të viktimës.
Viktima është shoqëruar në stacion policor dhe ka pranuar edhe ndihmë mjekësore, ndërsa posedon dokumentacionin përkatës mjekësor. I dyshuari është kontaktuar nga Policia dhe është udhëzuar të paraqitet në stacion. Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se e kishte pasur thikën, por ka deklaruar se më pas e kishte hedhur diku në Fushë Kosovë.
Pas kësaj, hetuesit së bashku me krim-teknikën kanë arritur ta gjejnë dhe sekuestronin thikën. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të incidentit po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
