Izraeli thotë se nuk tërhiqet nga zona e sigurisë në Liban

0%

Shpërndaje në: Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar të dielën për Reuters se nuk ka pasur dhe nuk ka “asnjë kufizim” për ushtarët izrelitë, për të vepruar drejt eliminimit të kërcënimeve në Liban. Ai po ashtu ka thënë se trupat nuk do të tërhqen nga zona e sigurisë atje.

Deklarata e tij vjen teksa në Zvicër janë mbledhur delegacionet e SHBA-së dhe Iranit, me ndërmjetësimin e zyrtarëve më të lartë të Pakistanit, për të nisur negociatat, siç parashihet me marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve këtë javë.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 20 persona në Liban të shtunën, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit NNA, një ditë pasi një armëpushim me Hezbollahun i mbështetur nga Irani, ka hyrë në fuqi pas muajsh të dhunës në rritje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha