Mori veturën e babait pa leje, 16 vjeçari humb jetën në aksident në

0%

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Pezë të Tiranës, ku si pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar dhe është plagosur shoku i tij 15-vjeçar.

Sipas gazetares së Top Channel, Doriana Bezat, dy të miturit po udhëtonin me makinën e babait të 16-vjeçarit, kur ky i fundit i cili po e drejtonte mjetin, ka humbur kontrollin, është përplas me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur. Aksidenti rezultoi fatal për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se 16-vjeçari e kishte marrë mjetin e të atit pa dijeninë e tij. Njoftimi i policisë: Më datë , rreth orës , në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./tch

Burimi: Telegrafi