Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe inicimin e një rasti për dëmtim të pasurisë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , në rrugën “Ganimete Tërbeshi”, ankuesi Stefan Veljkoviq ka raportuar se kishte pasur një përplasje me fqinjin e tij, Sasha Pavloviq.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, mosmarrëveshja kishte nisur pasi Veljkoviq kishte lëshuar muzikë me zë të lartë në oborrin e tij, përmes një pajisjeje zërimi. Në një moment, Pavloviq dyshohet se nga oborri i tij ka përdorur një gyp uji, duke dëmtuar pajisjen e zërimit të fqinjit. Dëmi është vlerësuar në rreth 100 euro.
Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
