​Trajneri i Shqipërisë i pakënaqur përkundër fitores 3-0 ndaj San

0%

Shqipëria e mbylli me sukses transfertën ndaj San Marinos, duke fituar 3-0 dhe duke marrë tri pikët e dyta në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë ruajnë kështu vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C me 6 pikë, ndërsa pas ndeshjes trajneri Rolando Maran analizoi paraqitjen e skuadrës, duke pranuar se pavarësisht kënaqësisë për rezultatin, Shqipëria mund të kishte bërë më shumë në aspektin e lojës.

Italiani u ndal edhe te vështirësitë që mund të sjellin ndeshje të tilla, duke sjellë në vëmendje edhe përballjen e Finlandës me San Marinon. “Mendoj se ka qenë formë për të kursyer edhe forcat. Janë katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, mund të kishim bërë më tepër për paraqitjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi pasur posedimin e topit, mund të ishim futur më mirë në pjesën e dytë dhe të kishim raste më tepër. Në total jam i lumtur. Janë disa ndeshje ku në fakt janë edhe emocionet e një debutimi të tillë. Ndeshje të vështira, e kanë menaxhuar mjaftueshëm mirë. Nuk ka kundërshtar të thjesht në raste të tilla. Edhe Finlanda pati vështirësi në centimetrat e fundit ndaj San Marinos.

Jemi ruajtur pak, për shembull Kristjan Asllani kishte një karton. Pas pjesës së parë u zëvendësua dhe Gjimshiti. Është çështje e menaxhimit të skuadrës”, u shpreh trajneri i Kombëtares.

Burimi: Bota Sot