23 pikë e 13 kërcime, Shannon Shorter MVP i triumfit historik të

0%

Shannon Shorter është shpallur MVP i ProCredit Superkupës së Kosovës, pasi udhëhoqi Bashkimin drejt triumfit historik ndaj Trepçës. Basketbollisti amerikan ishte një prej figurave kryesore të finales, të cilën Bashkimi e fitoi 103:93 pas vazhdimeve, duke realizuar 23 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime.

Shorter pati një paraqitje të rëndësishme sidomos në fundin e kohës së rregullt, kur shënoi nga distanca e largët për ta kaluar Bashkimin në epërsi . Megjithatë, Trepça barazoi në sekondat e fundit me një treshe spektakolare nga gjysma e fushës, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në pesë minutat shtesë, Bashkimi ishte dominues dhe shënoi 16 pikë, ndërsa Trepça vetëm gjashtë, duke e siguruar fitoren 103:93. Ky ishte trofeu i parë i Superkupës së Kosovës në historinë e Bashkimit. Me këtë sukses, skuadra prizrenase kompletoi koleksionin e trofeve vendorë, duke i shtuar Superkupën titujve të tjerë të fituar në basketbollin kosovar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Triumfi në Rahovec kështu i dha Bashkimit një tjetër moment historik, ndërsa Shannon Shorter e mbylli mbrëmjen me çmimin e MVP-së pas paraqitjes së tij vendimtare.

Burimi: Telegrafi