Përzgjedhësi i Shqipërisë shokon me deklaratë: Edhe Finlanda kishte

0%

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka folur pas ndeshjes, duke komentuar paraqitjen e skuadrës dhe menaxhimin e forcave në një seri ndeshjesh të ngjeshura. Maran u shpreh se skuadra është dashur të ruajë energjitë, ndërsa theksoi se, pavarësisht se mund të bëhej më shumë në aspektin e paraqitjes, është i kënaqur me rezultatin.

“Mendoj se ka qenë një formë për të kursyer edhe forcat. Janë katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, mund të kishim bërë më tepër për paraqitjen”. “Kemi pasur posedimin e topit, mund të ishim futur më mirë në pjesën e dytë dhe të kishim krijuar më shumë raste. Në total jam i lumtur”.

Trajneri italian foli edhe për vështirësitë që sjellin ndeshje të tilla, duke përmendur edhe rezultatin 0-7 të Finlandës ndaj San Marinos, për të cilën tha se edhe ajo pati probleme në fazën e fundit të aksioneve. “Janë disa ndeshje ku në fakt janë edhe emocionet e një debutimi të tillë. Ndeshje të vështira, i kanë menaxhuar mjaftueshëm mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk ka kundërshtar të thjeshtë në raste të tilla. Edhe Finlanda pati vështirësi në centimetrat e fundit ndaj San Marinos”. Maran sqaroi se disa prej zëvendësimeve ishin bërë edhe për të menaxhuar lojtarët dhe për të shmangur rreziqet, duke marrë parasysh ngarkesën e ndeshjeve. “Jemi ruajtur pak. Për shembull, Kristjan Asllani kishte një karton.

Pas pjesës së parë u zëvendësua edhe Gjimshiti. Është çështje e menaxhimit të skuadrës”, përfundoi trajneri i Kombëtares. Përndryshe, Shqipëria në përballjen e radhës do të luajë ndaj Finlandës, që shihet si kundërshtari kryesor për promovim në Ligën B./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi