Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si funksionon futbolli në Kosovë, duke kritikuar praktikat që, sipas tij, ndikojnë në përzgjedhjen dhe avancimin e trajnerëve.
Duke folur në emisionin “Kampionët”, Munishi deklaroi se në futbollin tonë ende ekzistojnë raste kur trajnerët përzgjidhen përmes lidhjeve personale dhe ndërmjetësimeve, e jo vetëm në bazë të meritës profesionale. “Te ne trajnerët ende shkojnë me mik, e me msitni. Në këtë bërllok vendi duhet me u njoftë mirënjohja” , u shpreh Munishi.
Deklarata e trajnerit të Lirisë vjen si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj dukurive që, sipas tij, po dëmtojnë zhvillimin e futbollit dhe po e zbehin rëndësinë e meritokracisë në këtë sport.
