Teuta ka mposhtur Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi në favor të durrsakëve me rezultatin 3:1. Pas këtij takimi, foli për mediat dhe trajneri fitues, Edlir Tetova. “Sa i kënaqur je, me ndeshjen më shumë apo me rezultatin?
Jam për të dyja, mendoj qën ajo që patëm sot ishim më ndryshe se me Partizanin. Sigurisht edhe pjesën e parë ngelet para. Kishim vështirësi para linjave. Jo nuk është e njëjta logjikë, janë lojtarë me karakteristika të ndryshme (i referohet lojtarëve në sulm). Duhet punë, ka ende punë për të bërë. Mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe kemi akoma për të bërë më mirë.
Konstatimi për pjesën e pasimit, sidomos pas golit. Çdo 5-6 minuta lojtarët humbnin topin dhe këtë e kërkova te çunat që ishin të nxituar. Pastaj çdo gjë na erdhi edhe për shkak të dritave. Aty pastaj çunat e kuptuan. Strategji fikja e dritave? Jo, jo. Djali sduhet të përmirësojë, asgjë. Ke hyrë shumë te kjo pjesa. Umeijego? Sulmuesit që unë stërvis nuk bëjnë gol. Ishte strategji ndryshe.
Mendoj që e bënë shumë mirë, por pjesën e parë duhet të ishte më kërkues. Ka 6 muaj që nuk prek fushën dhe ka ende për të punuar. Karakteri për të reaguar, apo domiminim? Çfarëdo që të them unë, bie poshtë me kthimin e rezultatit. Çunat treguan që kanë uri dhe që duan të shkojnë te goli. Kemi momentet të vështira, por me rëndësi të mos na humbë pjesa e agresivitetit. “, tha Tetova.
