Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por

0%

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri mbetet në rritje, por me ritme më të ngadalta se më parë. Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave në 6-mujorin e dytë 2025 u rrit me 11.7% krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës dhe me 28% në krahasim me një vit më parë, ndërsa në 6-mujorin e parë rritja vjetore kishte qenë 41.7%.

Në Tiranë ngadalësimi është më i dukshëm: çmimet mbetën të pandryshuara nga gjashtëmujori i mëparshëm dhe u rritën vetëm 4.4% në bazë vjetore, kundrejt 32.6% në fillim të vitit. Banka e Shqipërisë thotë se kontributin kryesor në rritjen e indeksit të përgjithshëm e kanë dhënë zonat bregdetare.

Koha mesatare e shitjes së banesave u ul në rang vendi, në 9.1 muaj nga 11.6 më parë, me rënie të fortë në Tiranë (8.1 muaj) dhe rritje të lehtë në bregdet (9.9 muaj). Financimi bankar mbetet i rëndësishëm: rreth 61% e shitjeve janë realizuar me kredi. Blerësit jorezidentë përbënin rreth 25% të banesave të shitura në 6-mujorin e dytë, gjysma prej tyre shtetas të BE-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Numri i kontratave të shitblerjes së regjistruara në ASHK arriti në rreth 36 mijë gjatë 2025-s, në rritje me 14% krahasuar me vitin e kaluar (9% për Tiranën), megjithëse kjo shifër nuk pasqyron plotësisht tregun për shkak të kontratave të porosisë të pashënuara ende në kadastër.

Ofertën e re e nxit edhe rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë: 18.3 miliardë lekë në 6-mujorin e parë 2026, tre herë më shumë se një vit më parë. Rreth 68% e këtyre të ardhurave erdhën nga Bashkia Tiranë, ndërsa rritje të forta shënuan edhe Himara, Saranda, Durrësi dhe Golemi. Investimet e huaja në prona vazhdojnë të jenë motor i rëndësishëm i tregut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën rekord prej 561 milionë eurosh në 2025-n, në rritje me 48%, duke përbërë mbi 34% të totalit të Investimeve të Huaja Direkte. Stoku total i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme u vlerësua në 2.63 miliardë euro në fund të vitit, me rritje 29% brenda vitit.

Analistët e tregut vlerësojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve me ritmet e deritanishme është e paktë, për shkak të ofertës në rritje, tendencave demografike negative dhe shtrëngimit të pritshëm të kredisë bankare./Top Channel

Burimi: Telegrafi