Disa detaje të vogla në vendosjen e hijes, maskarës dhe lapsit mund ta ndryshojnë dukshëm pamjen e syve Në botën e sotme është e qartë se as personazhet e famshëm nuk janë figura “perfekte” siç mund të duken në ekran. Pas pamjes së tyre qëndron zakonisht një ekip i tërë stilistësh, grimierësh dhe parukierësh, të cilët dinë si të theksojnë tiparet më të bukura të fytyrës.
Një shembull interesant është Sabrina Carpenter, e cila prej kohësh përdor disa teknika grimi për t’i bërë sytë e saj blu të duken më të mëdhenj dhe më të hapur. Teknika që i bën sytë të duken më të mëdhenj Grimierja Carolyn ka treguar në rrjetet sociale se grimi mund të krijojë një iluzion të vogël optik dhe pamja karakteristike e Sabrina Carpenter është një shembull i mirë.
Nuk bëhet fjalë për një teknikë të komplikuar apo për shumë hapa, por për mënyrën se si vendosen produktet dhe si kombinohen nuancat. Nëse dëshironi efektin e një shikimi më të hapur, këshillohet të përdorni një paletë me nuanca më të çelëta.
Tonet më të ndritshme vendosen në pjesën e brendshme të qepallës, ndërsa drejt këndit të jashtëm ngjyra ndërtohet gradualisht me nuanca të buta kafe ose rozë, transmeton Telegrafi. Qerpikët luajnë rol të madh Edhe qerpikët janë shumë të rëndësishëm për këtë efekt. Nëse synoni që sytë të duken më të mëdhenj, maskara duhet të theksohet më shumë në këndin e jashtëm të syrit.
Qerpikët e zgjatur në këtë pjesë e bëjnë formën e syrit të duket më e gjatë dhe më e hapur. Një tjetër teknikë është përdorimi i lapsit nude ose pothuajse të bardhë në vijën e brendshme të qepallës së poshtme . Kjo e zbut kufirin vizual të syrit dhe e bën shikimin të duket më i hapur.
Edhe vendosja e nuancave të errëta ka rëndësi Kur përdor ngjyra më të errëta, Sabrina nuk i aplikon ato brenda vijës së poshtme të syrit, por pak poshtë saj. Kjo krijon një tjetër iluzion optik dhe bën që syri të duket vizualisht më i madh. Pra, sekreti nuk qëndron te sasia e grimit, por te vendosja e kujdesshme e nuancave të çelëta, maskarës dhe lapsit të syve.
Me disa hapa të thjeshtë, shikimi mund të duket më i hapur dhe sytë më të mëdhenj. / Telegrafi
