Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë kryesisht të shkurtra, ndërsa në shumicën e pikave kalimi po bëhet për 3 deri në 5 minuta. Sipas të dhënave të fundit, pritje prej 5 deri në 10 minuta janë regjistruar në hyrje dhe dalje te Hani i Elezit dhe Vërmica .
Ndërkohë, te Kulla raportohet fluks më i madh në dalje, ku kolonat e automjeteve arrijnë deri në 30-50 metra , me pritje prej 3 deri në 5 minuta. Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Glloboqicën, Jarinjen, Merdaren, Muçibabën, Mutivodën, Qafë Morinën, Qafë Prushin dhe Stançiqin, pritjet janë kryesisht 3 deri në 5 minuta , pa kolona të theksuara.
Për kamionët, në të gjitha pikat e raportuara pritjet janë të shkurtra, kryesisht 3 deri në 5 minuta , pa kolona të gjata.
