Teuta ndizet me tre gola

0%

Teuta ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat nën drejtimin e Edlir Tetovës, duke mposhtur me shifrat 3:1 me përmbysje Tiranën e plotësuar pas zgjidhjes së telasheve me merkaton. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” nisi në mënyrë të pazakontë me dy ndalesa për shkak të fikjes së dritave në stadium dhe një penallti të transformuar saktësisht nga Kish mes tyre.

Por me kalimin e minutave, ishte Teuta që filloi të përmirësonte lojën e saj ndjeshëm dhe të diktonte ritmin. Durrsakët gjetën barazimin me Zhongon e më pas gjetën rrjetën edhe dy herë të tjera me Boçin e Umeijegon për të përmbysur takimin e siguruar një fitore shumë të rëndësishme. Ndërsa Tirana mbetet e zhytur në fundin e renditjes që në start e me shumë gjëra për të rregulluar.

Burimi: Bota Sot