Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur solidaritet me familjet e tyre. Përmes një reagimi në Facebook, OVL-UÇK ka thënë se çështja e të zhdukurve nuk duhet të mbetet peng i heshtjes apo kalkulimeve politike. “Serbia mban arkivat dhe përgjigjet.
Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë”, thuhet në reagim. Organizata ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, llogaridhënie dhe drejtësi për familjet që prej vitesh presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre. “Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak.
Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
