OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, ka kërkuar zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka thënë se qëndron pranë familjeve të të zhdukurve, duke theksuar se pritja e tyre për të vërtetën ka zgjatur tepër.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, nderojmë çdo njeri që u zhduk gjatë luftës së drejtë çlirimtare të Kosovës dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah familjeve të tyre, pritja e të cilave për të vërtetën ka zgjatur tashmë tepër. Fati i të zhdukurve nuk duhet mbajtur kurrë peng i heshtjes, i llogaritjeve politike apo i shpërfilljes institucionale.

Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë. Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, thuhet në komunikatë të OVL-UÇK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi