“Marshi për Drejtësi” në Gjenevë, kërkohet zbardhja e fatit të të

0%

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, sot në Gjenevë u mbajt “Marshi për Drejtësi”, një aktivitet paqësor para selisë së Kombeve të Bashkuara, ku u përkujtuan viktimat e luftërave dhe u kërkua drejtësi për familjet që ende presin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Në marshim morën pjesë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe përfaqësues të komuniteteve të prekura nga luftërat dhe konfliktet në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Ukrainë, Palestinë, Kili, Argjentinë dhe vende të tjera. Pjesëmarrësit kërkuan angazhim më të madh ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë.

“1,579 rastet e mbetura të Kosovës janë pjesë e një tabloje shumë më të madhe globale”, deklaroi Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit – EURASIA, për LeCanton27.ch.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Gjenevës, ndër ta Andin Hoti, ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Dilara Bayrak, kryetare e Parlamentit të Republikës së Gjenevës, Christina Kitsos, kryetare e Qytetit të Gjenevës, Atdhe Hetemi, drejtor i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, si dhe ish-kryetari i Gjenevës, Rémy Pagani.

Në marshim u përcollën mesazhe solidariteti edhe nga përfaqësues të komuniteteve të prekura nga konfliktet në vende të ndryshme të botës. Aktiviteti u shndërrua në një hapësirë të përbashkët kujtese dhe solidariteti, duke bashkuar familjet e personave të zhdukur nga Kosova me ato të vendeve të tjera që prej vitesh kërkojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe veprimtarë dhe aktivistë shqiptarë në Zvicër, përfshirë Bardhyl Mahmutin, Ramadan Avdiun, Kushtrim Garën, Shafake Ramadanin dhe Merita Ajdinin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com