Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në aksin Lushnje-Rrogozhinë, në zonën Çermë e Sipërme. Sipas pamjeve të siguruar nga Top Channel, dy automjete tip “Audi” dhe një “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa detaje të mëtejshme priten nga Policia lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
Bota Sot
