Interi luan sot ndeshjen e javës së dytë të Serisë A, një përballje shumë interesante kundër Kaljarit në transfertë. Trajneri Kivu ka ccuditur me rreshtimin e skuadrës së tij, pasi në radhët e zikaltërve nga minuta e parë zbresin në fushë Pavard dhe Luis Henrike, dy futbollistë të cilët vlerësoheshin në largim deri pak ditë më parë.
Edhe Suçiç është mes titullarëve, ndërsa konfirmohet dyshja Martinez-Espozito përpara. FORMACIONET ZYRTARE KALJARI (4-3-2-1): Kaprile; Ze Pedro, Mina, Rodriguez, Obert; Romano, Deiola, Uinks; Facini, Maldini; Mendi. Trajner: F. Pisakane INTERI (3-5-2): H. Martinez; Pavard, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Suçiç, Dimarko; L. Martinez, Espozito. Trajner: K. Kivu.
